Eurodeputeti austriak Lukas Mandl në një intervistë për The Geopost, ka thënë se Serbia ka një atmosferë urrejtjeje e një ideologji shumë negative ndaj Kosovës.
“Duhet të jemi të qartë për faktin se edhe në këtë gjendje agresioni nga jashtë në tokën evropiane, ne nuk jemi në gjendje të ndihmojmë plotësisht veten në Evropë, ne përsëri kemi nevojë për ndihmën e SHBA-së dhe dua të jem i sinqertë për këtë dhe të jem gjithmonë i qartë dhe transparent për këtë, por gjithsesi, Bashkimi Evropian po bën më shumë se kurrë më parë”, tha ai.
Eurodeputeti austriak shton se gjithmonë është Serbia që e bllokon Kosovën.
“Nuk është Kosova që bllokon Serbinë, është gjithmonë Serbia që bllokon Kosovën, madje edhe më e keqja, është qartazi një atmosferë urrejtjeje, një ideologji shumë negative ndaj Kosovës nga ky fqinj verior”, shtoi ai.
Mandl duke folur për agresionin ushtarak rus në Ukrainë thekson se Evropa po bën më shumë se kurrë më parë karshi kësaj situate.
“Evropa po bën më shumë se kurrë më parë në një situatë të tillë, nga ana tjetër nuk ka pasur një situatë të tillë që nga viti 1945, ka pasur luftërat ballkanike, ka pasur edhe sulmin kundër Kosovës, agresionin ndaj Kosovës dhe atë kohë Evropa nuk ishte në gjendje të zgjidhte vetë çështjet në tokën evropiane, ajo kishte nevojë për ndihmë nga jashtë dhe ne mund të jemi të qartë për këtë, ajo kishte nevojë për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thekson Mandl.