Pas 20 vitesh rihapet në Veneto çështja ligjore e një udhëtimi tragjik gjuetie në Shqipëri. Fillimisht Gjykata e Vicenzës dhe më pas ajo e Apelit të Venecias kishin dënuar një zejtar nga Malo që të dëmshpërblenin me 1 milion euro familjarët e një 15-vjeçari të vrarë me armë gjahu.
Pavarësisht dënimit penal të korrigjuar përtej Adriatikut, tashmë çështja civile do të diskutohet në Kasacion, ku do të duhet të zgjidhet se cili dënim do zbatohet; ai italian, apo shqiptar?
Aksidenti ndodhi më 17 tetor 2003, gjatë udhëtimit të disa gjuetarëve në një fshat të Lushnjes, të organizuar nga një agjenci turistike. Një plumb qorr vrau Bledar Abdurrahmanin, teksa ai po punonte me të atin në tokën e familjes.
Shoqëruesi i një grupi gjahtarësh italianë, e mori përsipër gjithë fajin, aq sa gjahtarët, ishin kthyer në shtëpi pa u marrë fare në pyetje. Por çështja u ndërlikua për Evelino Casaran, një prej anëtarëve të grupit, çështja do të ndërlikohej, kur të merrte vesh se shoqëruesi e kishte tërhequr dëshminë e tij dhe më pas, italiani u gjykua nga Gjykata e Lartë dhe u dënua me 3 vjet burg.
Mirëpo, çështja për vdekjen e tij, prej 20 vitesh vijon tashmë dhe është rikthyer në diskutim dhe do dërgohet në dëgjesë publike. Pas njëzet vjetësh, çështja vazhdon. /ilgazzettino.it