Kancelari gjerman ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë, vetëm disa ditë pasi u angazhua për furnizimin me tanke. Në një intervistë me një gazetë gjermane, Olaf Scholz paralajmëroi kundër një lufte ofertash për armë.
“Fakti që sapo kemi marrë një vendim për dërgimin e tankeve dhe debati i radhës po ndizet në Gjermani, kjo duket thjesht joserioze”, tha ai.
Por Ukraina u ka kërkuar vendeve aleate të krijojnë një “koalicion avionësh luftarakë” për të forcuar aftësitë e tyre. Në një intervistë me Tagesspiegel, Scholz tha se fokusi i tij ishte në shpërndarjen e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman.