-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’kanë fund ‘telashet’ për Kejvinën, SPAK kërkon konfiskimin e automjetit të saj!

Kryesoret

Modelja Kejvina Kthella reagoi për të parën herë dhe ndoshta të vetme pas gjithë episodit të Big Brother, ku mori edhe ndoshta mospëlqimin më të madh nga publiku.

Me ironi, pasi u vu në qendër të mediave rozë pas sherrit me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, ajo tha se të vetmit që u ka kërkuar falje janë fansat e Luizit, për të cilët thotë se janë të vetmit që janë lënduar seriozisht. E më pas, modelja ka marrë “pushim” nga rrjetet sociale.

Pas kësaj deklarate, modelja ka mbyllur llogarinë e saj në “Instagram”, duke e mbyllur kështu njëherë e mirë kapitullin e bujës së madhe të sherrit live në emision. Por, përtej jetës së mediave rozë, Kejvina duket se ka edhe disa çështje me drejtësinë që i duhet të merret.

Gjykata e posaçme Apelit ka shtyrë për herë të tretë seancën për kërkesën e SPAK për konfiskime e pasurive të Redjan Rraja mes tyre dhe një makinë Audi model a8 për te cilën bashkëpronarë është Kejvina Kthjella

As Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm e ndërsa seanca e shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkeshortja e Redjan Rrajes.

Nga ky hetim tashme gjykata vendosi përjashtimin e avokates Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. seanca e radhës është lënë me 31 janar ora 08:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit