Suedia ka vënë në pritje procesin e anëtarësimit në NATO pas ngjarjeve të javës së kaluar siç tha të shtunën ministri i jashtëm i vendit skandinav, Tobias Billström.
“Ngjarjet e javëve të fundit e kanë çuar përkohësisht procesin në një ngërç ,” i tha Billström duke shtuar se qeveria suedeze tani po investon energji dhe kohë për të tentuar të “zgjidhë” procesin.
Billström i tha televizionit suedez të shtunën se ministria e jashtme kishte bërë shumë punë në trajtimin e zemërimit turk në javët e fundit kundër Suedisë dhe se mund të marrë pak kohë.
Suedia ka pësuar një goditje të madhe në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në NATO pas ngjarjeve të ditëve të fundit, të cilat panë demonstrata kundër presidentit turk, Erdogan dhe djegien e një kopje të Kuranit në Stokholm dhe Kopenhagë.
Presidenti i Turqisë tha të hënën se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Ankarasë për t’u bashkuar me NATO-n, ndërsa një takim midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës i planifikuar për në shkurt u shty për një kohë të pacaktuar.