-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtari amerikan: Sulmi me dron ndaj fabrikës iraniane dyshohet të jetë bërë nga Izraeli!

Kryesoret

Izraeli duket të jetë pas një sulmi me dron gjatë natës në një fabrikë ushtarake në Iran, tha një zyrtar amerikan të dielën. Irani pretendon se ka kapur dronët që goditën objektivin pranë qytetit qendror të Isfahanit dhe tha se nuk pati viktima apo dëme serioze.

Vlerësimi i shkallës së dëmit në mënyrë të pavarur nuk ishte i mundur. Media shtetërore iraniane publikoi një video ku shihet një shkëndijë në qiell dhe automjetet e urgjencës në vendngjarje.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite nuk pranoi të komentojë. Izraeli ka paralajmëruar prej kohësh se është i gatshëm të godasë objektivat iraniane në rast se diplomacia dështon të frenojë programet bërthamore ose raketore të Teheranit, por autoritetet e këtij vendi kanë një praktikë të përmbajtjes nga komentimi i incidenteve specifike.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Partick Ryder tha se asnjë forcë ushtarake amerikane nuk ishte e përfshirë në sulmet në Iran, por nuk pranoi të komentojë më tej.

Njoftimet rreth deklarimeve të zyrtarëve amerikanë mbi rolin e Izraelit në sulm u publikuan fillimisht në gazetën Wall Street Journal, duke cituar burime të paidentifikuara. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, i tha agjencisë Reuters se duket se Izraeli ishte i përfshirë.

Disa zyrtarë të tjerë amerikanë nuk pranuan të komentojnë përtej asaj se Uashingtoni nuk luajti asnjë rol në sulm.

Teherani nuk fajësoi askënd zyrtarisht për atë që ministri i Jashtëm Hossen Amirabdollahian e quajti një sulm “frikacak” që synon të shkaktojë “pasiguri” në Iran. Por televizioni shtetëror transmetoi komentet e një ligjvënësi, Hossein Mirzaie, duke thënë se ka “spekulime të forta” se Izraeli qëndron pas tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit