Një grua shtatzënë 23 vjeçe ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për shqiptaren Adriana Sylmetaj, e cila ishte duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin e saj, Adem Nikeziç, kur ky i fundit humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur.
Nga shpejtësia e madhe humbi jetën bashkëshortja e tij, e cila ishte në pritje të një fëmijë, ndërsa 30-vjeçari ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Hylan në Staten Island, Nju Jork, rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës (28 janar).
Mediat raportojnë se shpejtësia ishte aq e madhe sa gruaja “fluturoi” nga makina, ndërsa mjeti u nda në tre pjesë.
Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se i riu akuzohet për për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur.
I dashuri u dërgua në Spitalin North University Staten Island pas aksidentit, ndërsa oficerët e policisë zbuluan se ai ishte nën ndikimin e alkoolit. Sipas një regjistri çifti shqiptar ishte në pritje të lindjes së një vajze më 12 prill.
Reagimet në internet për ngjarjen ishin të shumta, duke e konsideruar 30-vjeçarin “turp për komunitetin shqiptar”.