-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dërgesat e emigrantëve/ Kryesojnë Italia dhe Anglia, rritet Gjermania dhe SHBA!

Kryesoret

Italia është burimi kryesor i dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Eurostat për vitin 2021, transfertat personale nga Italia kishin vlerën e 279 milionë eurove, ose rreth 24.5% e totalit.

Dërgesat nga Italia u rritën me 7.2% krahasuar me vitin 2020. Britania e Madhe ndërkohë ka konsoliduar prej vitesh vendin e dytë për nga vlera e transfertave drejt Shqipërisë. Sipas Eurostat, për vitin 2021, vlera e këtyre dërgesave arriti në 206.5 milionë euro ose 18.1% e flukseve të transfertave personale hyrëse.

Në vendin e tretë dhe me rritje të ndjeshme paraqitet Gjermania. Në vitin 2021, vlera e transfertave nga Gjermania arriti në 172.8 milionë eurove ose sa 15.2% e totalit. Transfertat nga Gjermania kanë shënuar një rritje të lartë, me 20.4% më shumë krahasuar me vitin 2020.

Partneri i katërt për nga vlera e remitancave të dërguara është Greqia, me një vlerë prej 172.3 milionë eurosh, ose rreth 15.1% e totalit të vitit 2021. Edhe transfertat nga Greqia kanë shënuar rritje, me 2% më shumë krahasuar me vitin 2020.

Një peshë të rëndësishme në totalin e transfertave drejt Shqipërisë ka edhe Amerika e Veriut, kryesisht SHBA. Dërgesat nga Amerika e Veriut në vitin 2021 arritën vlerën e 128.1 milionë eurove ose sa 11.2% e totalit. Transfertat nga Amerika janë rritur me 27% krahasuar me vitin 2020.

Vendet prej nga vijnë dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë reflektojnë tendencat e emigracionit dhe sidomos të valës së re të dekadës së fundit. Rritja e numrit të emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë ka sjellë rritje të dukshme edhe të dërgesave të parave nga këto vende.

Ndërkohë që Italia vazhdon të kryesojë renditjen e dërgesave hyrëse, pesha e Greqisë duket se ka rënë në dekadën e fundit, duke e renditur atë tashmë në vendin e katërt. /monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit