U zhvillua këtë të hënë në Gjykatën e Elbasanit seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj autorit të ngjarjes së rëndë që tronditi Gramshin pak ditë më parë.
Në sallën e gjyqit, ka dalë i moshuari Xhevit Sinani i cili akuzohet se vrau gruan dhe vëllain. Ai është shfaqur i qetë teksa pret të mësojë vendimin e gjykatës për rivlerësimin e masës së arrestit.
Teksa nuk ka pranuar të japë shpjegime kur është pyetur se cili ka qenë motivi që e ka shtyrë të kryejë krimin, duke thënë “nuk dëgjoj”. 75-vjeçari i goditi ata me sëpatë, për shkaqe që nuk dihen ende.
Në fund, gjyqtari ka marrë vendimin e caktimit të masës së “arrestit me burg” për të moshuarin.