Një aksion i shtrirë në disa qytete të vendit ka bërë që të sekuestrohen qindra kamera në rrugë e që dyshohet se ishin vënë aty nga kontigjentë kriminalë.
E tashmë duke se radha i erdhi kryeqytetit për heqjen e kamerave që shkelin privatësinë e të tjerëve e që mund të shfrytëzohen nga eksponentë të krimit.
Policia e Shtetit u ndal sot në zonën e Ali Demit, Tiranë ku disa kamera po hiqen.
Mësohet se, të gjitha komisariatet e kryeqytetit kanë marrë urdhër të nisin aksionin për heqjen e tyre.