-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’ka policë që i ndalon/ Hellbanianz, gangsterët shqiptarë që po ‘tmerrojnë’ britanikët me videoklipet e tyre!

Kryesoret

Gangsterët shqiptarë me automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i The Sun tregon anëtarët e bandës Hellbanianz, vendasit jetojnë me frikë të vazhdueshme nga ky “pushtim” i zonës së tyre.

Pasuria Gascoigne në Barking thuhet se kontrollohet nga Hellbanianz – një bandë shqiptare e njohur për ekspozimin e pasurisë por edhe shfaqjet kriminale në rrjetet sociale.  Anëtarët e saj shpërndajnë rregullisht foto me mijëra ndjekës në Instagram dhe YouTube.

Në një nga postimet e fundit, Hellbaniaz, shfaqen edhe me një video rap me një këngë të quajtur Poppin Smoke e cila numëron më shumë se 19 milionë shikime. Por duket se klipet e këtij grupi të rrezikshëm kanë frikësuar banorët.

Një banore e cila kishte rreth 20 vite që jetonte në atë zonë ka shprehur tmerrin që kjo bandë ka shtuar së fundmi. Xhirimet e këtij klipi janë vetëm një nga shumë takimet e frikshme me të cilat dyshohet se u është dashur të përballen banorët që kur Hellbanianz u bë i famshëm në vitin 2016.

Ajo kujtoi një incident kur u zgjua vonë natën nga lehja e qenit të saj. Një rrëmujë jashtë e shtyu atë të hapte derën e hyrjes dhe ajo u përball ballë për ballë me një polic të armatosur. Hellbanianz, sipas mediave të huaja janë gangsterët shqiptarë në Britani të cilët trafikojnë drogë me vlerë miliona paund çdo vit.

Thuhet se ata janë një nga shumë grupet që kontrabandojnë ngarkesa të mëdha kokaine në Britaninë e Madhe nga Amerika e Jugut dhe Evropa veriore që kanë ndryshuar pamjen e tregut të drogës .

Disa anëtarë janë pas hekurave, duke përfshirë drejtuesin Tristen Asllani , i cili u burgos për 25 vjet pasi policia gjeti 6 milion £ drogë dhe një automatik Skorpion të pajisur me një silenciator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit