Pas debateve të shumta në shtëpi, banorët u bashkuan në dhomën e gjumit dhe kërcyen e kënduan këngë të ndryshme.
Teksa në sfond ishte kënga e Butrintit, “Dale”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Ledrin dhe Kidën, të gjithë banorët u mblodhën për të kërcyer, ndërsa Kiara kërceu dhe këndoi njëkohësisht.
Efi dhe Kiara u zhvendosën në dhomën e lavanderisë, ku në ato momente po luhej kënga e Butrint Imerit, “Si përpara”.
Efi e pyeti Kiarën nëse ka ndonjë ndjesi kur i dëgjon këto këngët, por ajo i tha që të flasin më vonë për këtë.