-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

18-vjeçari ekzekutohet me plumb në kokë pas përplasjes mes bandave për trafikun e drogës në Itali!

Kryesoret

Një 18-vjeçar italian është vrarë si pasojë e përplasjes mes bandave në Frosinone të Italisë. Thomas Bricca humbi jetën pasi u godit me një plumb në kokë nga të shtënat jashtë lokalit ku ndodhej.

Autori dhe bashkëpunëtori i tij të cilët ishin të maskuar u larguan me një motor. Pasi u qëllua me armë zjarri, i riu u transportua me urgjencë në spitalin Gemelli ku iu nënshtrua një operacioni delikat. Pavarësisht kësaj ai nuk mundi të mbijetonte.

Mësohet se autori i ngjarjes ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar disa herë me armë ndaj të riut italian. Ngjarja erdhi si pasojë e sherreve të ndodhura ditët e fundit në qendër të Frosinones. Sipas policisë, shkak për konfliktet mund të jenë edhe përplsjet për trafikun e drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit