‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit.
Të martën, festivali evropian publikoi listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët e gjysmëfinale.
Shqipëria sipas shortit është vendosur të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të 11 majit, në të cilën do të garojnë plot 16 shtete.
Krahas Shqipërisë, në natën e dytë prezantohen shtetet: Armenia, Qipro, Rumania, Danimarka, Belgjika, Islanda, Greqia, Estonia, Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.
Ndërsa në natën e parë garojnë 17 shtete të cilat janë: Serbia, Letonia, Irlanda, Norvegjia, Portugalia, Kroacia, Malta, Suedia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Holanda, Finlanda, Azerbajxhani dhe Republika Çeke.