Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut që të nisë hetimet për aplikacionin “Aktivisti” për shpërndarjen e postimeve nga administrata. “Drejtues të lartë detyrojnë administratën në orar zyrtar të shpërndajnë, komentojnë dhe pëlqejnë postimet e Kryeministrit. SPAK të nisë urgjentisht hetimet” tha sekretari për të drejtat e njeriut në PD, Bislim Ahmetaj.
“I bëjme thirrje SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti”, me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.
Gjithashtu ju bëjmë thirrje nëpunësve civil të zbatojnë statusin e tyre ligjor dhe të refuzojnë urdhrat e paligjshëm të eprorëve me tesera partie.
Ditët në pushtet të sektit të rilindjes kanë filluar numrimin mbrapsht. Ata që urdhërojnë shkeljen e ligjit s’do të kenë vend në administratën e shtetit shqiptar. Partia Demokratike në qeverisje të vendit garanton zbatimin rigoroz të ligjit dhe vetëm të ligjit” tha ai nga selia e PD-së.