Ditën e sotme disa qytetarë të Prishtinës kanë dalë në shesh për protestuar kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ata kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që të rishikojnë qëndrimet e tyre karshi kësaj kërkese ndaj Kosovës.
“Ne emer te popllit shqiptar kunder asosacionit me shumic serbe”, thuhet në pankartën që njëri prej protestuesve.
Gjatë fjalimit, njëri nga përfaqësuesit e protestuesve tha se shqiptarët janë kundër Asociacionit.
“Askush në Kosovë nuk e harron ndihmën e Evropës gjatë luftës për liri dhe për ndërtimin e Kosovës së pavarur. Evropa duhet ta di se shqiptarët masivisht janë kundër Asociacionit sepse janë të bindur që ky copëzim i ri do ta çoj shtetin në të njëjtën gjendje ku e ka çuar Bosnjën, Republika serbe e Bosnjës”, u shpreh ai.