Joao Cancelo është lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut. Klubi bavarez zyrtarizoi transferimin e portugezit që shkon nën urdhërat e Nagelsman me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje në fund të tij për 70 milionë euro.
28 vjeçari lë në këtë mënyrë Manchester Cityn, pasi ka fluturuar drejt Mynihut që mbrëmjen e së hënës pasi kreu dhe vizitat mjekësore.
Arsenali është i dëshpëruar për përforcimin e mesfushës dhe tashmë në skenë del Jorginho i Chelsea-t. Kontrata e mesfushorit italo-brazilian me “blutë” e Londrës skadon në qershor.
Mediet britanike raportojnë se marrëveshja me Chelsea-n është arritur dhe se Arsenal do paguajë 12 milionë paund plus bonuset për Jorginhon.
Union Berlin do të jetë destinacion i ri i Iscos. Fatazisti do të provojë një eksperiencë të re në Gjermani, me ekipin kryeqytetas që ka arritur marrëveshjen me lojtarin.
Ish-lojtari i Real Madrid nuk pati një aventurë të suksesshme te Sevilla, teksa u largua në fundin e dhjetorit nga ekipi ku u transferua në verë, për të kaluar në Gjermani.