Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u pyet sot se kë PD njeh, atë që drejtohet nga grupi i Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt, pasi dy palët dorëzuan listat e anëtarëve të KZAZ-ve.
Ai tha se vendimmarrja do të bazohet te ligji, vendimi i gjykatës kush është regjistruar, që deri tani figuron ende Lulzim Basha, që i ka deleguar kompetencat te Enkelejd Alibeaj. Por, Celibashi deklaroi se e njeh realitetin dhe nuk është hipokrit, por kërkoi që palët të zgjidhen ngërçin.
“E dimë që dikush thotë se kjo i takon zotit Berisha, dikujt thotë se i takon zotit Alibeaj, pasi thonë e ka të deleguar nga zoti Basha. Do të ishte mirë që duhet zgjidhet. Flitet për partinë kryesore të opozitës.
Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë nëse partia kryesore e opozitës mundet edhe të mos regjistrohet, ose të regjistrohet jo sipas parashikimeve. Gjithsecili të angazhohet për këtë proces” tha ai.
LIVE-PD me dy lista! Kë njeh kryetar KQZ? Celibashi: Nuk jam hipokrit!