Trajneri i Tottenham, Antonio Conte është diagnostikuar me kolecistit dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr fshikëzën e tëmthit.
Skuadra e tij për mes një postimi në Twitter ka njoftuar se Conte nuk ishte mirë kohët e fundit pasi kishte dhimbje të forta barku.
Pas kontrolleve të kryera ai u diagnostikua me kolecistit, i cili duhet të trajtohet me kirurgji.
“Pas një diagnoze të kolecistitit, ai do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e fshikëzës së tëmthit sot dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi. Të gjithë në klub i urojnë atij më të mirën”, thuhet në komunikatën zyrtare të Spurs.
Tottenham të dielën do të përballen e me ekipin e Pep Guardiolës, Manchester City.
Nëse Conte nuk rikuperohet në kohë për ndeshjen, ai do të zëvendësohet ndihmës trajneri Cristian Stellini.
https://twitter.com/SpursOfficial/status/1620723908751118336?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1620723908751118336%7Ctwgr%5Ec7dbb4909614abe08af9953a9c9596156a97853d%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpara-derbit-manchester-cityn-conte-behet-operacion%2F