Bordeaux ka dështuar të afrojë një sulmues në merkaton e janarit pas vjedhjes së çantës me dokumente.
Presidenti i klubit, Gerard Lopez ka thënë se drejtorit të tyre sportiv, Admar Lopez i vodhën çantën me dokumenta dhe nuk mundi të udhëtonte për të përmbyllur marrëveshjen e transferimit brenda afatit kohor të duhur.
“Kishim si objektiv tre lojtarë, një prej të cilëve luan në Spanjë (Albert Elis) në një klub që kishte vështirësi të gjente zëvendësues. Dje, kur dukej se kishim gjetur një akord, ata filluan të zgjatnin bisedat, as nuk përgjigjeshin më në telefon. Por përtej kësaj, Admar i vodhën çantën me dokumentet dhe nuk mund të udhëtonte drejt Spanjës. Ndoshta nuk do të ndryshonte asgjë, edhe nëse do të prezantohej para zyrave të tyre, por nuk e kishim këtë mundësi”, tha presidenti i Bordeaux.
Kujtojmë se përtej historisë së lavdishme në futbollin francez, Bordeaux luan në nivelin e dytë, duke mos u ngjitur dot mes më të mirëve.