-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familjarët e të resë që vdiq te “Koço Gliozheni”: Mjekët s’i bënë shërbim/ Emri

Kryesoret

Familjarët e 30-vjeçares Mimoza Veizaj që ndërroi jetë 4 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë kanë hedhur akuza mbi stafin e spitalit “Koço Gliozheni”.

Jashtë kamerave, halla e 30-vjeçares u shpreh se e reja kishte patur dhimbje të forta që i ka ndjerë pasi i ka dalë gjilpëra që ka bërë pas lindjes.

“Nuk ju është bërë shërbim. Ka shkuar në spital në 3 të natës dhe ka lindur në 3 pasdite. Nuk ka pasur asnjë shqetësim më përpara. Ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh. Faji është i doktorit, i ka bërë gjilpërë shumë. Ta fusnin në sallë te operimit nëse nuk kanë pasur mundësi me bërë lindje”, ka thënë halla e të ndjerës për mediat.

E reja kishte shkuar natën e 28 janarit në maternitet për të lindur dhe në orën 15:00 kishte sjellë në jetë djalin e saj, rreth 5 kg.

Pasi kishte qëndruar për gati 48 orë në spital, kishte ikur drejt banesës së saj, por më pas ishte ndjerë keq. Paraprakisht shkak i vdekjes dyshohet të këtë qenë një tromboemboli pulmonare e shoqëruar me arrest kardiak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit