-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Disiplina’ firmos gjobat për Tiranën dhe Partizanin, ‘ekspuls’ për zyrtarin e Kukësit

Kryesoret

Ngjarjet e fundit që kanë mbërthyer futbollin shqiptar nuk kanë kaluar pa u ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës.

Tirana dhe Partizani janë gjobitur për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve, të cilët ndezën flakadanë në derbin e kryeqytetit.

Bardheblutë janë gjobitur me 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë shkon ‘fatura’ për ‘Demat’.

Tetë ndeshje pezullim e ka pësuar zyrtari i Kukësit Eronaldo Gjici, për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes përballë Teutës.

Gjobë edhe për Egnatian. Me 100 mijë lekë është gjobitur klubi rrogozhinas për hedhje të sendeve në fushë nga tifozët në takimin e humbur 0-1 kundër Vllaznisë.

“KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i FK Kukësi, Eronaldo Gjici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, duke shkelur dispozitat e Kodit të Disiplinës dhe Etikes, gjatë kohës që ishte i dënuar me masë disiplinore, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë” thuhet në vendimin e disiplinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit