Pasi u shpallën “burrë e grua”, Luizi dhe Kiara e shijuan në maksimum atë moment të bukur, të cilin Luizi në fakt mezi po e priste, por edhe Kiara nuk mbetet pas.

Pas puthjes së shumëpritur, të gjithë banorët përveç Amosit dhe Deas u bashkuan në skenë dhe gëzuan bashkë me çiftin.

Luizi në një moment mori mikrofonin dhe këndoi së bashku me Altin Shirën, ndërsa pjesa e tjetër kërceu.

Pas Luizit, të njëjtën gjë bëri edhe Armaldo.

Efi ishte një nga banoret që shprehu më shumë gëzim sa i përket kurorëzimit të kësaj “martese”.