-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është i arrestuari që ndihmoi killerin për vrasjen e bujshme në Tiranë

Kryesoret

Mediat në Kosovë raportojnë se në Pejë është arrestuar njëri nga personat që ishte i përfshirë në vrasjen e 39-vjeçarit Briken Sanaj te zona e “Kodrës së Diellit” në Tiranë në tetor të vitit 2022.

Ndihmoi vrasësin në Tiranë! Arrestohet në Kosovë krahu i djathtë i killerit të Sanajt

Në Pejë është arrestuar i dyshuari Gjelosh Krasniqi. Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri.

Briken Sanaj dhe Gjelosh Krasniqi

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, tha Shkodran Nikçi.

Po ashtu është ndaluar edhe personi i cili dyshohet se ka ndihmuar për strehimin e Krasniqit. Por për cfarë akuzohet konkretisht? Gjelosh Krasniqi 49 vjeç, i lindur dhe banues në Pejë, është i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ngjarja dyshohet se ndodhi për hakmarrje, pasi në vitin 2010 familja Sanaj ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze. Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit