-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guvernatori Sejko: Janë rritur kreditë! Çmimet do të bien

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës tha se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë. Ai tha se inflacioni do të vazhdojë që të bjerë këtë vit.

Mbetet i pandryshuar qëndrimi i politikës monetare. Presionet inflacioniste vazhdojnë që të mbeten të larta. Inflacioni erdhi në rënie në dy muajt e fundit të vitit 202 pasi kulmoi në tetor, zbriti në 7.4% në fund të vitit.

Kjo pasqyroi rënien e çmimeve të naftës dhe artikujve ushqimore. Inflacioni do të bjerë gradualisht këtë vit. Ekonomia do të rritet” tha ai.

Sejko duke iu referuar tremujorit të tretë foli për rritje ekonomike. “Punësimi u rrit me 4.2%, papunësia zbriti 10.6%, paga mestarë u rrit me 12.3% në tremujorin e tretë.

Normat e interesit të kredive kanë ardhur në rritje, por niveli i tyre mbetet stimulues për konsumin dhe investimet. Kredia për sektorin privat vijon me rritje pozitive mujore dhe vjetore” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit