Një adoleshent shqiptar është arrestuar në Britani, pasi u kap i fshehur brenda një ‘shtëpie bari’.
Gjatë kontrollit në banesës, policia ka sekuestruar rreth 188 bimë kanabis të cilat ishin fshehur në garazh. Lënda narkotike kapte vlerën nga 12,000 deri në 40,000 £, në varësi të sasive të shitura.
Mësohet se Geraldo Meta kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar gjashtë muaj më parë dhe kishte qenë i pastrehë.
I riu para Gjykatës tha se kishte udhëtuar drejt Britanisë me gomone pasi kishte babin e sëmurë dhe kjo ishte arsyeja për të emigruar e shlyer borxhet. Në Shqipëri ai jetonte me motrën, mamin dhe babin, ndërsa ishte kamarier para se të largohej nga vendi i tij.