Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, në një intervistë për Sky News, tha se ofensiva e Moskës është në ende fazën e planifikimit të plotë dhe se luftimet më të ashpra nuk kanë ardhur ende.
“Rusia po përgatitet për përshkallëzimin maksimal të luftës”, tha Danilov.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë ndihme me vlerë më shumë se dy miliardë dollarë, e cila pritet të përfshijë për herë të parë raketa me rreze të gjatë, si dhe municione dhe armë të tjera. Kjo është bërë e ditur për Reuters, nga burime të administratës amerikane.
Ndihma për armë pritet të shpallet këtë javë dhe duhet të përfshijë gjithashtu pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore ‘Patriot’, municione të drejtuara me precizion dhe armë antitank ‘Javelin’.