-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna vdiq 4 ditë pas lindjes, materniteti: Gjendja e pacientes u rëndua shpejt

Kryesoret

Një 29-vjeçare nga Mallakastra e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj ditën e shtunë (28 Janar 2023), ka ndërruar jetë pas 4 ditësh në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Raportohet se e reja ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore pas lindjes së fëmijës. Në një deklaratë për mediat, spitali thekson se pas 4 ditësh, nëna është paraqitur në maternitet me gjendje debulese dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Materniteti “Koco Gliozheni” i shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës. 30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.

Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë. Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes” thotë spitali.

Tragjike në Tiranë! Nëna vdes 4 ditë pas lindjes

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit