-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD jashtë 14 Majit? Kume “përkthen” te 5pyetjet.al alarmin e Celibashit: Berisha ka shumicën

Kryesoret

Nuk mund të bëjmë sikur s’do ndodhi asgjë, nëse partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet, ose të regjistrohet jo sipas parashikimeve që dikush që mund të impaktojë në jetën politike të vendit nuk ka marrë atë vendim, apo dikush tjetër që ka interesa të tjera mendon se vendimi nuk është ai që duhej marrë”.

Kjo deklaratë ë bërë sot nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ngriti një alarm të ri në përplasjen brenda PD-së për vulën e partisë. Por çfarë kishte parasysh Celibashi kur tha që PD mundet që të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit? Për të shtjelluar deklaratën e Celibashit, “5pyetjet.al” kontaktoi ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, i cili shpjegoi duke interpretuar atë që tha kryekomisioneri.

Kume u shpreh se ai mendon që Celibashi, larg gjuhës teknike tha se shumicën në Partinë Demokratike e ka Sali Berisha, pavarësisht se ligjërisht njihet ende Lulzim Basha dhe grupi i Enkelejd Alibeajt dhe nëse me këtë situatë shkohet në 14 Maj, atëherë PD-ja reale, pra që ka shumicën, por jo vulën zyrtarisht, mbetet e pa përfaqësuar dhe regjistruar.

Ai (Ilirjan Celibashi) nuk i referohet aspektit ligjor, formal, kur thotë mund të mos regjistrohet, sepse kjo nuk ka të bëjë, ligji nuk të detyron. Ai për mua, i referohet situatës politike, e cila si e tillë, nëse nuk zgjidhje, ka efekte negative shumë të fuqishme në shoqërinë tonë.

Praktikisht opozita ndodhet në kushtet ku nuk arrin të funksionojnë. Celibashi e di që PD, si një grup qytetarësh vullnetar janë bërë bashkë për objektiva të tyre, rregulli kryesor është; bindu shumicës. Sot praktikisht shumica nuk regjistrohet dot. Partina Demokratike, kryetar Sali Berisha, nuk regjistrohet dot. Unë mendoj se Celibashi këtë ka kuptuar. Ata të tjerët mund të kenë vulën, por kjo tjetra është shumica. Ndaj ai thotë, e vendos dorën te mos marrja e vendimit nga gjykata.

Prandaj ai thotë se kjo nuk është vetëm në të mirë të subjektit, por edhe të vendit, pasi në të kundërt opozita nuk ka si të jetë në zgjedhje sikur ajo do. Nëse nuk zgjidhet problemi në gjykatë, Berisha dhe grupi i tij, sipas parimit themelor të demokracisë “shumica vendos”, PD nuk regjistrohet dot. Sepse PD-ja janë ata, shumica (grupi i Berishës)” tha ai për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit