Një 30 vjeçar shqiptar, avokat ka goditur me thikë pas shpine një tjetër shqiptar brenda një apartamenti në Vjenë të Austrisë.
30 vjeçari i plagosur mori ndihmë urgjente mjekësore nga shërbimi profesional i shëptimit në Vjenë dhe për rrjedhojë aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mediave austriake, 30 vjeçari shqiptar u arrestua. Në banesën ku u gjet i plagosur 30 vjeçari, u gjet edhe thika që shqiptari përdori.