-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braimllari i nxjerr shkresën Veliajt: Pyete pak “veglën” tënde për inceneratorin

Kryesoret

Zyrtari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka publikuar një shkresë, dokument në Facebook që tregon sipas tij implikimin e qartë të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për dosjen e inceneratorit lidhur me firmën që ka vendosur në projekt.

“Kryemashtruesi i Tiranës, Erion Veliaj që i paguan 29 Euro/ton inceneratorit që gropos primitivisht mbetjet në Sharr, ka thënë dje në një emision televiziv se detyra e kryetarit të Bashkisë është të pastrojë qytetin dhe të lërë plehrat te dera e institucionit që duhet të bëjë përpunimin. Domethënë ku i jep lekët, por se ca ndodh atje, nuk mban përgjegjësi.

Ashtu? Po në Komision Hetimor, pse deklaroje se Sharra sot ishte krenaria jote si kryetar bashkie, duke nxjerrë fotot e propagandës së barit jeshil.

Jo vetëm kaq, por, ti ke shkuar e ke vizituar nga afër si kryetar bashkie zonën e Sharrës pasi e mori kompania private, duke i bërë reklame dhe duke i thurur elozhe me jargë, kësaj kompanie që do shpëtonte qytetarët e Tiranës nga mbetjet, duke i trajtuar, ricikluar, djegur ato.

Kryemashtrues ordiner, shife këtë shkresë dhe pyete Taulant Tushen, njeriun tënd të besuar për çdo të zezë që bën në bashki, e që e ke pasur edhe pjesë të komisionit për inceneratorin e Tiranës.

Taulanti mund të ta rifreskojë memorien se çfarë ka ndodhur ato ditë të vitit 2017 kur ti vetëm mendoje se ku do çoje lekët që do të vidhnit nga koncesioni 30 vjeçar i inceneratorit të Tiranës.

Taulanti mund të të shpjegojë përshembull, se çfarë i ke thënë ti pasi ke firmosur pa vendim të Këshillit Bashkiak dakordësinë financiare për studimin e fizibilitetit” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit