80-vjeçari nga Gramshi, Xhevit Sinani që pak ditë më parë vrau gruan dhe vëllanë është dërguar nga qelia në psikiatri. Pas kontrollit nga mjekët, autoritetet do vendosin për dërgimin e tij ose jo për në spitalin e burgut në Tiranë, pasi në Paraburgimin e Bradasheshit nuk ka një pavion të dedikuar për këtë kategori.
“80- vjecari Xhevit Sinani nga fshati Tërvol i Gramshit i cili vrau pak ditë më parë për arsye ende të paqarta bashkëshorten e tij dhe vëllain është dërguar këtë të Premte për vizitë mjekësore te mjeku psikiatēr.
Manifestimi i problemeve të shēndetit mendor dhe kērkesa e bërë nga Prokuroria ka bërë që nga Paraburgimi i Bradasheshit Xhavit Sinani ti nënshtrohet kontrollit të imtēsishēm të gjendjes së shëndetit mendor te Psikiatri, ndërsa ndaj tij Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg”.
Kontrolle të tilla ndaj tij do të jenë të shpeshta deri sa të nxirret nje konkluzion i qartë i gjendjes së shëndetit mendor të 80 vjeçarit që kreu vrasjen e gruas sē tij dhe vëllait më të vogël se ai. Në pērfundim të seancave të kontrollit të shëndetit mendor të tij autoritetet do vendosin për dërgimin e tij ose jo për në spitalin e burgut në Tiranë, pasi në Paraburgimin e Bradasheshit nuk ka një pavion të dedikuar për këtë kategori.
80 vjeçari Sinani pasditen e 27 Janarit 2023 në fshatin Tërvol Gramsh u mori jetën gruas dhe vëllait të tij duke i masakruar me sëpatë gruan dhe vëllain e tij” mbyllet njoftimi i autoriteteve të burgut për të moshuarin që vrau gruan dhe vëllanë me sëpatë.