-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Ministria pranoi paligjshmërinë e “emergjencës” për inceneratorët

Kryesoret

Më 11 janar 2022, gjashtë zv/ministra, anëtarë të Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, iu rikthyen pas një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2013 për organizimin e këtij komiteti dhe kërkuan që ta ndryshojnë atë.

VKM-ja me nr. 967, datë 25.10.2013 i jepte Komitetit të drejtën e shpalljes së “emergjencës mjedisore” në vend, por tetë vjet më vonë, Ministria e Mjedisit e konsideron këtë kompetencë të tepërt për shkak se është e pabazuar në ligj.

Nisur nga vendimi i qeverisë, Komiteti Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve vendosi në shkurt të vitit 2014 të shpallë “emergjencë mjedisore” në shkallë republike, duke i hapur rrugën miratimit të një oferte të pakërkuar për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe më pas atij të Fierit.

Kryeministri Edi Rama e quajti këtë vendim të Komitetit si “gurthemelin” e procedurës ligjore që qeveria e tij ndërmori për të miratuar tre koncesionet e inceneratorëve, gjatë përballjes së tij me komisionin hetimor parlamentar për aferën në shkurt të vitit 2022.

Megjithatë, një draft-projekt i iniciuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit sugjeron se si vendimi për shpalljen e emergjencës mjedisore në vitin 2014, ashtu edhe deklarata e kryeministrit para komisionit parlamentar në vitin 2022 nuk gjejnë mbështetje në asnjë ligj në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Propozimi për ndryshimin e VKM-së së vitit 2013 erdhi nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit,  Mirela Kumbaro dhe u prezantua në mbledhjen e 11 janarit 2022 në Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, sipas procesverbalit të mbledhjes që BIRN e siguroi përmes një kërkese për të drejtë informimi…kliko KETU për të lexuar shkrimin e plotë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit