-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pasi e zvarriti, Alibeaj thirrje Apelit: Vendos pa vonesa për vulën e PD-së

Kryesoret

Shorti i hedhur sot në Gjykatën e Apelit ka caktuar që çështja e vulës së Partisë Demokratike do të shqyrtohet nga Elona Mihali e cila do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja. Indrit Sefa që është përfaqësues i grupit të Alibeajt që kanë bërë ankimimin i kërkon trupit gjykues që të vendosë pa vonesa, edhe pse ishte ky grup që vitin e kaluar zvarriti disa seanca.

Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike. Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj.

I ftojë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt. Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar” shprehet Sefa.

Nesër do të vendoset data e padisë së grupit të Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë që njohur Sali Berishën kryetar të PD.

Vendoset gjyqtarja e vulës së PD-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit