Policia e Tiranës dha detajet e para lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e të enjtes në zonën e Freskut, ku viktimë ka mbetur Enjo Saliaj, djali i Kudret Saliaj, i vrarë nga vjehrri i tij teksa po divorcohej me gruan.
Viktima 20 vjeçar mësohet se po udhëtonte me një motor kur është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin A.F. I riu, i cili kishte mbetur pa baba dhe pa nëna e tij ndodhet në burg sepse akuzohet se në bashkëpunim me të atin e saj vranë Kudretin, ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.