Një apartament është djegur ditën e sotme në zonën e ish-Parkut në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se zjarri është shkaktuar pasi banorët e shtëpisë kanë harruar pa fikur sobën.
Gjithashtu fatmirësisht mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e zjarrfikëseve kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.