-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlora, qyteti “elitë” me treg primitiv

Kryesoret

Vlora, qyteti me gati 200 mijë banorë nuk ka një treg të mirëfilltë të fruta- perimeve, produkteve të bulmetit apo për gjënë e gjallë. Në përfundim të mandatit të dytë, kryebashkiaku Dritan Leli nuk u impenjua të përmbushë premtimin që iu dha vlonjatëvë në dy fushata radhazi. Mungesa e një tregu me standarde po dëmton jo vetëm konsumatorët, por edhe arkëtimin e të ardhurave nga vjelja e taksave, të cilat janë pakësuar tre herë në krahasim me dy vite më parë.

Nëse të ndodh të frekuentosh ndonjë prej tregjeve të qyetit të Vlorës do të përballesh me një grumbull hekurash e ristela druri të sajuara për ekspozitorë fruta- perimesh, llamarina në vend të strehës, me kullim primitiv në qese plasike të sajuara, rrugë kalimi mes blloqeve të banimit. 7 vite pasi u zotua se do të ndërtonte “Tregje të reja për prodhimet bujqësore dhe blegtorale”, Dritan Leli kreu i bashkisë së Vlorës nuk e mbajti premtimin. Kliko

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Dritan Leli dhe administrata e bashkisë së Vlorës, nuk e realizoi investimin në tregje. Në zërin e investimeve nuk është parashikuar asnjë fond me destinacion rehabilitim, përmirësim të kushteve apo dhe ndërtim të një tregu a merkatoje të mirëfilltë.

Qyteti i Vlorës numëron tre tregje të shitjes së produkteve ushqimore dhe një të gjësë së gjallë. Të gjitha këto ambjente gjenden në mesin e blloqeve të banimit apo edhe buzë rrugës kombëtare.

Për mungesë të kushteve të higjenosanitare, gjatë pandemisë komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefektit të Qarkut, i propozoi bashkisë së Vlorës mbylljen e njërit prej tyre “Tregut të Orizit”, vendim të cilin bashkia e mori pas kosultimit, në Këshill Bashkiak në 14 Prill 2020.

Asokohe edhe Autoriteti i Kontrollit Ushqimor në Vlorë, arsyetoi se nuk u respektuan rregullat për higjienën dhe pavarësisht dëshirës së mire, ky treg nuk mund të ofrojë shërbim në kushte të mungesës së standardeve bazë të tregtimit.

Por i njëjti treg është rihapur prej më shumë se një viti dhe vijon tregtimi i lirë, edhe pse kushtet nuk janë përmirësuar dhe nuk rezulton ndonjë vendim zyrtar nga Bashkia e Vlorës për rihapjen e tij.

Flamur Mamaj, prefekti i Qarkut pranoi se kushtet në të cilat tregtohet janë të vështira. “Nuk ka një treg të mirëfilltë në qytet, në rastin e tregut të Orizit tregtarët kanë nisur sërish punën edhe pse jashtë çdo kushti e kriteri higjieno-sanitar” – tha Mamaj. Bashkia e Vlorës, deri në publikimin e këtij shkrimi nuk iu përgjigj interesimit tonë për situatën reale në tregjet e qytetit.

Ne kërkuam një koment edhe nga AKU Vlorë, por na adresuan që përgjigjet t’i marrim nga bashkia. Për shkak të kushteve të vështira të punës, edhe numri i tregtarëve në këtë treg është reduktuar ndjeshëm. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e të ardhurave të buxhetit. Në vitin 2020 nga tarifat e tregjeve gjeneroheshin rreth 16.6 milionë lekë, ndërsa në buxhetin e pritshëm të vitit 2022 të ardhurat janë pakësuar të paktën tre herë, ose në 5 mln lekë. Tregtarët, një pjesë e të cilëve kanë gati 3 dekada punë, të zhgënjyer nga mungesa e një tregu me standarde, tanimë po planifikojnë ta braktisin aktivitetin.

“Nuk ka kushte dhe nuk ka shitje, e shikon këtë llamarinë mbi kokë? E kam bërë vetëm mos të më zërë shiu. Po shikoj të iki te fëmijët jashtë, kështu nuk vazhdohet!” – thotë për Faktoje një tregtar.  Të dhënat zyrtare të bashkisë së Vlorës numërojnë 53 555 famije të cilat nevojat e tyre ushqimore i plotësojnë në këto tregje pa higjienë e kushte minimale. Verifikimi i kryer tregoi se premtimi i dy mandateve për ngritjen e një tregu me standarde në Vlorë, është i pambajtur./ Faktoje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit