-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I mori i futi në shtëpi, kush është polici që arratisi vrasësit e njerëzve të Vis Martinajt?

Kryesoret

Ngjarja e ndodhur në 17 korrik 2022, konsiderohet si një nga atentatet më të forta të realizuara ndaj grupit të Ervis Martinajt. Por ajo që e bën akoma më të rëndë këtë krim, janë dyshimet e arsyeshme se pjesë e këtij krimi, kanë qenë dhe punonjës të policisë. Kjo pasi një tjetër punonjës i Komisariatit të Laçit dyshohet se ka shërbyer si njeriu kryesor, i cili ka ndihmuar skuadrën e personave që kryen sulmin me armë ndaj Briland Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës. Prokuroria e Krujës, që ka ndjekur hetimet për rastin, ka zbuluar në këtë ngjarje përfshirjen e dy punonjësve të policisë.

I pari është një punonjës i komisariatit e Kurbinit, që ka varësi direkt nga Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë. Ndërsa punonjësi i dytë i policisë është Jeton Lami, i arrestuar nga policia për “Shpërdorim detyre” pasi shoqëronte Ervis Martinaj gjatë periudhës kur ai ishte në kërkim. Lami mesditën e 17 korrikut ka qënë nën shoqërinë e Briland Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës. Sapo Lami, i ka lënë në parkimin e Restorant “Brazilit”, 5 minuta më pas tre miqtë e tij janë sulmuar me armë në pritën e organizuar tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Emri i Lamit, në këtë ngjarje doli vetëm 20 ditë pas zhdukjes së Ervis Martinajt në zonën e Shijakut, shkruan gazetari Elton Qyno.

Sipas burimeve, efektivi i dytë në këtë ngjarje të rëndë, dyshohet se ka vepruar si transportues i tre personave, nga vendi ku është djegur “Volksvagen Passat”, në drejtim të qytetit të Laçit. Përmes njohurive të tij në njohjen e zonës, ai ka nxjerrë autorët me shumë shpejtësi nga zona e krimit. Strehimi i grupit që morën pjesë direkt në vrasjen e trefishtë, dyshohet se është bërë pikërisht në banesën e punonjësit të policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit