Një video me pamje të rënda po qarkullon në rrjetet sociale ku dy djem rrahin barbarisht një 9-vjeçare në autobusin e shkollës.
Mësohet se dy të miturit për arsye të panjohura kanë nisur ta godasin me grushte vajzën e mitur në bark dhe në kokë.
This video should enrage everyone! A third-grade girl was savagely beaten on a school bus in Homestead, FL, by two boys, one of them clearly almost in high school. https://t.co/eMXST3uApX
— Aleks Djuricic (@AleksDjuricic) February 3, 2023
Siç shihet edhe në video, 9-vjeçarja përpiqet të mbrohet në çdo mënyrë, duke vendosur duart në kokë, ndërsa një shoqe e klasës kap rrahjen brutale.
Nëna e viktimës i tha televizionit amerikan Local 10 se do të ngrejë padi penale kundër autorëve, duke shtuar se edhe dy fëmijët e saj të tjerë më të mëdhenj janë ngacmuar në shkollë. Madje, siç tha ajo, ka njoftuar edhe mësues e këshilltarë, por askush nuk ka bërë asgjë.
“Të gjitha moshat janë në atë autobus dhe është i tejmbushur. Është shumë e tmerrshme sepse dy të rritur në autobus, shoferi dhe ndihmësi ulen përpara dhe nuk bëjnë asgjë. Jam shumë e mërzitur dhe e zhgënjyer se si fëmijët tani i marrin gjërat me dhunë,” tha një nënë tjetër për Local 10 News jashtë shkollës të enjten në mëngjes. “Kjo dhunë duhet të ndalet. Nga diku fillon. Prindërit duhet të bëjnë më shumë dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve të tyre që po shkaktojnë këto akte të dhunshme.”, tha ajo.
Përmes një komunikate policia tha se autorët janë arrestuar.