-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen njoftimi i parë i policisë për arrestimin e dy mjekëve në QSUT

Kryesoret

Dy mjekë janë arrestuar në QSUT për korrupsion në kuadër të operacionit të koduar “Skaneri”. Policia thotë se mjekët u morën para pacientëve për të shmangur procedurën standarde spitalore për bërjen e skanerit.

Mjeku Nazmi Metaliu 63 vjeç banues në Tiranë dhe tekniku i shërbimit të Imazherisë në QSUT Astrit Mansaku 51 vjeç, banues po në Tiranë pas hetimit disa mujor u arrestuan.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure” thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mbushën xhepat! Arrestohen dy mjekë brenda QSUT-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit