Pastruesja Rozeta Dobi vendosi që të fliste dhe të dorëzonte para drejtësinë Alda Klosin, ish-zyrtare e lartë në Kryeministri, e cila akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe deklarim të rremë për shumat mbi 500 mijë euro. Dobi deklaroi se lekët nuk i vodhi por ia kërkoi vetë Klosi që t’i fshihte.
Kush i solli? Pastruesja rrëfen sherrin e Klosit me burrin: Lekët vinin me çanta
“Kam vendosur të bashkëpunoj me policinë. Nuk dua të mbrohem nga avokatët që më ka caktuar familja. Dua të më caktoni një avokat shteti. Kam filluar punë si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit në vitin 2018. Shtëpinë në atë kohë e kishte te Mozaiku. Aty ka pasur dhe një shtëpi tjetër.
Në vitin 2018 kam konstatuar që në krevatin e saj të mbuluar me batanije kishte lekë dhe euro, shumë të mëdha. I kam marrë dhe i kam sistemuar në sirtar dhe e kam telefonuar Aldën dhe i kam thënë që lekët i ke në sirtar.
Alda Klosi kishte përveç kësaj një shtëpi në Kombinat, kishte porositur një shtëpi te Kodra e Diellit dhe kishte një shtëpi të ndërtuar në truallin e prindërve. Shpesh Alda lëvizte para, unë nuk kam prekur asgjë. Kur shkoi te apartamenti te ‘Rruga e Kosovarëve’ që u nda nga bashkëshorti, ajo më kërkoi që t’i mbaja këto para.
Pastruesja “milionere”: Ja si Alda Klosi donte t’ja “ngecte” burrit
Unë e kam marrë kasafortën, e kam çuar në shtëpinë time me makinën e djalit dhe i kam sistemuar disa nga lekët dhe bizhuteritë. Disa të tjera i kam vendosur te sirtari i dollapit tim për ti sistemuar më vonë.
Makinat ia kam blerë unë djalit. Njëra ka kushtuar 3 mln lekë të vjetra. Shuma prej 25 700 eurosh që janë gjetur te komoja e krevatit janë para të punës sime. Ndërkohë shtëpinë e bëra unë rrëmujë sepse Alda donte të fajësonte për paratë dhe bizhuteritë bashkëshortin, pasi ai e kërcënonte”, ka deklaruar Alda Klosi ndër të tjera.
Jo vetëm Alda Klosi! Pastruesja: 8 shtëpitë që ishin të mbushura me Lekë