-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EURO 2025, Bushi: Grup i fortë, do të doja në ekip Asllanin dhe Bajramin

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare U-21 njohu të enjten kundërshtarët e saj në eliminatoret e Kampionatit Europian 2025. Shqipëria u shortua në një Grupin E me Zvicrën, Rumaninë, Malin e Zi, Armeninë dhe Finlandën.

Këtë të shtunë, trajneri i ekipit të Shpresave doli në një konferencë për media ku foli për kundërshtarët e kuqezinjve në këtë grup si edhe objektivat e Shqipërisë në eliminatoret e vlefshme për EURO 2025. Ndër të tjera, tekniku kuqezi foli edhe për grupin e kuqezinjve që ai drejton, si edhe lojtarët e rinj në ekipin e tij.

“Mendoj që është një grup relativisht i fortë dhe i ekuilibruar. Gjithkush mund t’i marrë pikë njëri-tjetrit. Janë ekipe që të hapin probleme. Gjithmonë jemi në kërkim të talenteve, FSHF ka bërë punë të mirë. Do të kemi prurje shumë të forta.

Shpresoj të mos kemi dëmtime këtë sezon. Uroj që lojtarët të marrin minuta në ekipet e tyre, kam besim se do bëjnë mirë. FSHF mund të na ndihmojë me ndeshje miqësore. Grupi është i kalueshëm. Kemi menduar të bëjmë katër miqësore” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit