-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kjo është pastruesja e dytë që zhvati pronarin në Tiranë

Kryesoret

Një tjetër pastruese u arrestua sot nga policia e Tiranës. Ajo quhet Elida Kodra dhe akuzohet se ka vjedhur para në banesën ku ka qenë e punësuar. Sipas policisë, pastruesja ka marrë 2000 Euro, 300 Dollarë dhe 35 mijë Lekë në banesën e një qytetari ku ajo supozohej t’i mirëmbante shtëpinë.

Gjatë kontrollit të çantës së Kodrës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Ky nuk është rasti i parë i arrestimit të pastrueseve që punësohen për të mirëmbajtur banesat. Më herët është vënë në pranga Rozeta Dobi dhe djali i saj me akuzën se vodhën 120 mijë Euro nga shtëpia e Alda Klosit.

Çanta plot! Arrestohet pastruesja e dytë në Tiranë

Pas hetimeve u zbulua se nënë e bir kishin të fshehura në shtëpi edhe 400 mijë Euro të tjera. Në lidhje me këtë rast është vënë në pranga edhe pronarja e shtëpisë Alda Klosi për fshehje të pasurisë, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit