Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka shfrytëzuar fundjavën për të takuar strukturat në Laç dhe Kurbin në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit, që ish-presidenti beson te fitorja.
“Kënaqësi ta nisja ditën duke takuar ekipin tonë drejtues të Kurbinit në Laç. Fitorja e Kurbinit do të jetë ndër më dërmueset për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe për t’ua kthyer bashkitë qytetarëve duke iu shërbyer me transparencë dhe përulësi” shkruan Meta.