Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e para të dëborës ku pritet që temperaturat të ulen ndjeshëm në ditët në vijim.
Reshjet e borës kanë nisur fillimisht në zonat e thella malore si Novosej, Sishtavec, Borje e Topojan, por në orët në vijim ka zbardhur dhe qendrën e qytetit.
Deri tani nuk raportohen për problematika në sistemin e energjisë elektrike apo në qarkullimin e automjeteve.
Por në orët në vijim pritet që moti të përkeqësohet. Meterologët parashikojnë që temperaturat do të zbresin nën 0 gradë, duke krijuar ngrica dhe reshje të dendura bore.