Mbrëmjen e sotme ka rënë zjarr në një pallat në rrugën ‘Asim Vokshi’, në Tiranë. Mësohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt në rrjetin elektrik. Aktualisht zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.