Ditën e sotme një apartament është djegur në lagjen ‘Vullnetari’ të Elbasanit.
Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.
Gjithashtu bëhet me dije se ende nuk janë të qarta shkaqet e zjarrit. Aktualisht flakët janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.