Policia rumune ka arrestuar 8 persona për shpërndarje të drogërave të forta si kokaina dhe heroina.
Mes të arrestuarve janë edhe 2 shqiptarë të cilët ishin pjesë e një grupi të sofistikuar kriminal që bashkëpunonte me shtetas rumunë.
Grupi transportonte kokainë dhe heroinë nga Holanda në ngarkesa prej 10-12 kg, të fshehura në makina që dërgoheshin në servise, zakonisht jashtë vendit për t’u modifikuar me vende të posaçme, për fshehjen e drogës.
Droga më pas shpërndahej dhe shitej në qytete të Rumanisë, Italisë, Francës, Spanjës dhe Shqipërisë.
Sipas hetuesve grupi e nisi aktivitetin kriminal në vitin 2021, kur një shtetas shqiptar vendosi të formonte rrjetin e sofistikuar.
Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 10 kilogram kokainë, gjysmë kilogram heroinë dhe një sasi rreth 400 eurosh të falsifikuara.
Prokuroria kërkoi konfiskimin e 1 milionë euro të grupit kriminal që dyshohet se ishin vendosur nga tregtia e drogës, si dhe të një makinë të modifikuar.