Hakerat iranianë kanë publikuar listën e zgjedhësve. Listën ata e kanë shoqëruar me pyetjen: A s’jeni penduar që keni votuar zyrtarë të korruptuar?
Bëhet fjalë për një databazë me kapacitet prej 741.8 MB që përmban mijëra emra qytetarësh.
Përmes llogarisë së tyre në Telegram, hakerat kanë publikuar dosjen e plotë me të dhënat gjenerale të qytetarëve shqiptarë si emër, mbiemër, datëlindje, cilës bashki i përkasin, si dhe një tjetër kategori ku disa prej tyre përcaktohen se janë pjesë e votuesve që nga viti 2015, ndërsa për shumë të tjerë nuk ka informacion.
“Mendojnë ende politikanët tanë të korruptuar që ne nuk kemi akses tek të dhënat sensitive”, shkruhet krah listës.