-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmontohet rrjeti i shpërndarjes së kokainës në Korçë

Kryesoret

Shiste doza kokaine dhe kanabisi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, vihet në pranga 27-vjeçari. Në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij.

Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë dhe një person tjetër për moskallëzim krimi. Nga operacioni janë sekuestruar sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza gati për shitje.

“U arrestuan; R. A., 46 vjeç, N. K., 27 vjeç dhe V. Sh., 27 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për A. K., 22 vjeç, banues në Korçë” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit